Jump to content

Forcat e Armatosura Bullgare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Forcat e Armatosura Bullgare
Българска армия

Logo e Ministrisë së Mbrojtjes së Bullgarisë
Themeluar 7 maj 1878
Degët Forcat Tokësore Bullgare
Marina Bullgare
Forcat Ajrore Bullgare
Qendra e Bazës Sofja
Komanda
Presidenti Rumen Radev
Ministri i Mbrojtjes Atanas Zapryanov
Shefi i Mbrojtjes Admiral Emil Eftimov
Fuqia njerëzore
Ushtria mosha 18
Personel aktiv 36,950[1]
Personeli rezervë 3,000[1]
Shpenzimet
Buxheti $2.34 trilion (2024)[2]
Përqind e GDP-së 2.05% (2024)[2]
Industria
Furnitorë të brendshëm
Furnitorë të jashtëm Franca Franca
Gjermania Gjermania
Izraeli} Izraeli
Polonia Polonia
Britania e Madhe Mbretëria e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtetet e Bashkuara
Soviet Union Bashkimi Sovjetik
Rusia Rudia
Stampa:Country data Austro-Hungaria Austro-Hungaria
Stampa:Country data Gjermaniz naziste Gjermania Naziste
Eksporte vjetore $2.3 trilion (2022)[3]
Artikuj të ndyshëm
Historia
Gradat Gradat ushtarake të Bullgarisë

Ushtria Bullgare (Bullgarisht: Българска армия, romanizuar: Bŭlgarska armiya) gjithashtu quhet si Forcat e Armatosura Bullgare, është ushtria e Bullgarisë. Komandanti i përgjithshëm është presidenti i Bullgarisë. Ministria e Mbrojtjes është përgjegjëse për udhëheqjen politike, ndërsa komanda e përgjithshme ushtarake është në duart e Shtabit të Mbrojtjes, i kryesuar nga Shefi i Mbrojtjes. Ekzistojnë tre degë kryesore të ushtrisë bullgare, Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe Forcat Detare (termi "Ushtria Bullgare" u referohet atyre të përfshira të gjitha së bashku).

Gjatë historisë, Ushtria ka luajtur një rol të madh në mbrojtjen e sovranitetit të vendit. Vetëm disa vite pas fillimit të saj në 1878, Bullgaria u bë një fuqi ushtarake rajonale dhe u përfshi në disa luftëra të mëdha - Lufta Serbo-Bullgare (1885), Lufta e Parë Ballkanike (1912–13), Lufta e Dytë Ballkanike (1913), Lufta e Parë Botërore (1915–1918) dhe Lufta e Dytë Botërore (1941–1945), gjatë së cilës Ushtria fitoi përvojë të konsiderueshme luftarake. Gjatë Luftës së Ftohtë, Republika Popullore e Bullgarisë mbajti një nga ushtritë më të mëdha në Paktin e Varshavës, që numëronte rreth 152,000 trupa në vitin 1988.[4] Që nga rënia e komunizmit, udhëheqja politike ka vendosur të ndjekë një politikë pro-NATO-s, duke reduktuar kështu personelin ushtarak dhe armatimin. Bullgaria u bashkua me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut më 29 mars 2004.

Shenjti mbrojtës i ushtrisë bullgare është Shën Gjergji. Dita e Forcave të Armatosura ose Dita e Shën Gjergjit (6 maj) është një festë zyrtare në Bullgari.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b International Institute for Strategic Studies (15 shkurt 2023). The Military Balance 2023 (në anglisht). London: Routledge. fq. 77. ISBN 9781032508955.
  2. ^ a b "Defence Expenditure of NATO Countries (2014-2021)" (PDF) (në anglisht). NATO Public Diplomacy Division. 11 qershor 2021. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 2021-06-12. Marrë më 21 tetor 2021.
  3. ^ Bulgaria exported Weapons for 2.3 Billion Euros to over 50 Countries from January to August 2022
  4. ^ "Bulgaria – Military Personnel". Lcweb2.loc.gov (në anglisht). Marrë më 15 tetor 2017.