Gjergji
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
![](http://chped.net/https/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/2/27/Agios_Georgios_icon.jpg/250px-Agios_Georgios_icon.jpg)
Shen Gjergji ose Shingjergji (rr. 275/280 - 23 prill 303) ishte një ushtar i perandorisë Romake që u bë më vonë dëshmor i krishterimit dhe (sipas Islamit) misionar i myslimanllëkut. U bë i pavdekshëm në tregimin e Shën Gjergjit dhe kuçedrës. Ai është Shenjti mbrojtës i disa vendeve dhe qyteteve, si Anglia, Gjeorgjia, Katalonia dhe Moska, si edhe shumë profesioneve, organizatave dhe të sëmurëve.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Gjergji lindi ne një familje të krishtere në fund qindvjeçarin e tre. I ati ishte nga Kapadocia dhe shërbeu si oficer në ushtri. E ëma ishte nga Lida, e Palestinës. Ajo u kthye në vendlindje si vejushe me të birin, ku ajo e rriti dhe e seliti.
Edhe Gjergji ndoqi shembullin e të atit në rini, dhe hyri në shërbimin ushtarak. Ai dëshmoi që ishte një ushtar i mirë dhe u ngrit vazhdimisht në rangun ushtarak. Në moshën 28-29 vjeçare ai kishte fituar titullin e Tribunit dhe pastaj atë të Kontit. Këtë kohë Gjergji ishte vendosur në Nikomedia si anëtar i rojës (gardes) vetjake të perandorit romak Dioklecianit (qeverisi 284-305).
Në vitin 303, Diokleciani nxori një urdhër që lejonte përndjekjen e të krishterëve në të gjithë Perandorinë. Çezari i tij, Galeriusi, mendohet të jetë përgjegjës për këtë vendim dhe do të vazhdonte përndjekjen edhe gjatë qeverisjes së tij (305-311). Gjergji u dhuroi të varfërve të gjithë pasurinë e tij. Në Armina (Armenia) ai organizoi dhe udhëhoqi bashkësinë e krishtere të Urmit (Urumiah) si edhe vizitoi Britaninë në njërën prej fushatave perandorake.
Gjergji u urdhërua nga Galeriusi të merrte pjesë në përndjekje por në vend të kësaj ai tregoi se ishte vete i krishtere dhe e qortoi vendimin perandorak. Diokleciani u zemërua aq shumë saqë urdhëroi kapjen dhe torturimin e këtij tradhtari dhe vrasjen e tij.
Gojëdhëna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![](http://chped.net/https/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/b/b4/StGeorge-RussianMuseum.jpg/200px-StGeorge-RussianMuseum.jpg)
Emri i Shën Gjergjit është i lidhur ngushtë me eliminimin e dragoit. Për këtë dragua thuhen shumë gjera. Disa thonë se ishte një bishë nga anët e Lindjes dhe kishte shpellën afër burimit të vetëm të një qyteti të madh dhe pengonte njerëzit të merrnin ujë. Thuhet se dragoi ndodhej në krahinën e Atalisë në qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, një kundërshtar i të krishterëve.
Dragoi për shumë vite me radhë tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerëz, fëmijë, dhe vajza të reja. Shumë burra të qytetit u munduan ta vrisnin por asnjëri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej përtej një liqeni, dhe dragoi jetonte brenda një vendi që ngjante kënetë. Erë e keqe përhapej në të gjithë vendin përreth. Ndërsa fryma e tij, e nxehtë dhe e pisët helmonte çdonjëri që ju afronte. Zgjidhja që kishte propozuar mbreti i zonës, kur banorët u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet të jepte një fëmi për dragoin, në mënyrë që të ishte vazhdimisht i ngopur dhe në këtë mënyrë qyteti nuk do të ishte në rrezik nga sulmet e papritura të dragoit. Kështu filluan çdo ditë një familje sakrifikonte një fëmi për dragoin, me zemër të rëndë, pasi të gjitha përpjekjet e tjera kishin dështuar. Një dite erdhi dhe radha e bijës së mbretit për të vajtur për tu sakrifikuar.
E zbukuruar ashtu siç i kishte hije një princeshe, u nis për të takuar vdekjen, ndërsa i ati po përgatiste anijen mbretërore që do të përshkonte liqenin që ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe një turmë e madhe njerëzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqëruar në udhëtimin e tij të fundit. E vetme do të shkonte të takonte dragoin, dhe kur arriti jashtë shpellës së tij, shikoi një oficer të ri duke ardhur drejt saj mbi kalë. E pyeti se çfarë bënte atje e vetme ? Princesha ju përgjigj se po priste dragoin që ta gëlltiste në këmbim me qetësinë e qytetarëve të tjerë. Shën Gjergji atëherë, pasi kërkoi ndihmen e Zotit u hodh në luftë kundër dragoit dhe arriti ta mundte atë. E nxori jashtë shpellës së tij dhe e tërhoqi zvarrë deri në sheshin e qytetit. Aty pasi deklaroi se arriti të burgoste dragoin me ndihmën e Zotit, dhe kërkoi nga të gjithë të pranishmit të ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpëton banorët nga rreziku i zhdukjes. Në këmbim për këtë të mirë që bëri, mbreti i dha vajzën e tij për grua.
Miti i Shën Gjergjit është një mit mijëravjeçar që ekziston në shumë mitologji dhe shumë fe në të gjithë botën. Kështu ekziston miti i lashtë grek për çlirimin e Andromedës nga Perseu, Apoloni që vret gjarprin, miti i Zigfridit në mitologjinë gjermane, Uicilopocli tek Azteket që vret gjarprin që nxjerr flakë nga goja, etj.
![](http://chped.net/https/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/f/f4/Vittore_Carpaccio_010.jpg/220px-Vittore_Carpaccio_010.jpg)
Dragoi është një simbol mbarëbotëror. Kombinon gjarprin dhe zogun, lëndën materiale dhe shpirtin njëkohësisht. Në lindje quhet i dobishëm, ndërsa në Perëndim mori kuptimin e ligësisë dhe shkatërrimit, kuptim të cilin ka marrë dhe në këtë mit. Dragoi këtu ruan burimin me ujë, simbol i diturisë brendësore dhe i pavdekshmërisë, burimi i jetës.
Beteja me dragoin simbolizon vështirësitë që ekzistojnë për të arritur dikush të fitojë frutet e dijes brendësore. Vrasja e dragoit është përplasja brendësore midis dritës dhe errësirës. është njeriu që lufton për të mundur natyrën e tij të erret dhe arrin Vetëzotërim. Shpëtimi i princeshës nga dragoi simbolizon çlirimin e fuqive të pastra shpirtërore si rezultat i eliminimit të fuqive negative. Simbolizon çlirimin e Shpirtit që përgatitet të ëelltitet nga pasionet inferiore dhe dëshirat.
I gjithë ky mit simbolizon procedurën e luftës së brendshme që çdonjëri që kërkon të përmirësohet si njeri, të bëhet më virtuoz dhe i Vetëdijshëm në mënyrë që Shpirti dhe trupi i tij të bashkëpunojnë si një njësi e vetme.
Dragoi në këtë mit simbolizon ligësinë, të gjitha dobësitë dhe defektet njerëzore. Princesha e burgosur simbolizon botën psikologjike të njeriut që jeton në errësirën e shpellës së Platonit dhe në një moment të caktuar del në dritën e vërtetë. Për të arritur të shkëputet nga Dragoi – defektet, nevojitet një betejë brendësore. Heroi, Shën Gjergji, simbolizon Botën Shpirtërore, të mirën, forcën pozitive, që simbolizon diellin, botën e vërtetë të dritës që na thotë Platoni.
![](http://chped.net/https/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/75/Vittore_Carpaccio_023.jpg/220px-Vittore_Carpaccio_023.jpg)
Shpirti është ai që vendos ndërgjegjen – vetëdijen dhe bën njeriun të fillojë rrugën brendësore, apo udhën filozofike siç quhej nga traditat e qytetërimeve të lashtë. Një procedurë që transformon njeriun e thjeshtë në një hero, në një njeri të vetëdijshëm dhe te dobishëm si për veten ashtu edhe për kolektivin që ka përreth.
Nuk është rastësishme që personazhi i Shën Gjergjit është kaq i dashur dhe i famshëm nga njerëzit, pasi çdonjëri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errësira, nuk ekziston vetëm në botën e jashtme por edhe brenda çdonjërit nga ne. është Vetvetja superiore (Shën Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonë (dragoi), në mënyrë që të çlirojë Psikinë tonë (princeshën).Brenda nesh ndodhet një dragua por edhe një Shën Gjergj, i gatshëm për ta vrarë atë. Mjafton që ne të duam ta bejmë një gjë të tillë...