Wikipedia:Mirësevini në Wikipedia/Si mund ta përmirësojmë Wikipedian në shqip?
Wikipedia në shqip u themelua para dhjetë vjetësh, më 12 tetor 2003. Sot Wikipedia në shqip është enciklopedia më e madhe në rrjet në gjuhën shqipe, me 98.294 artikuj që shtohen e përmirësohen çdo ditë. Gjithë kjo, falë punës së palodhur vullnetare të Wikipedianëve. Aktualisht në Wikipedinë në gjuhën shqipe ka 163.953 përdorues të regjistruar, 193 prej të cilëve kanë bërë të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit.
Megjithatë, krahasuar me pjesën tjetër të Wikipedive të rajonit, ne na mbetet ende shumë punë për të bërë si në sasinë e artikujve ashtu edhe në cilësinë e tyre. Në qoftë se dëshiron, ti mund të plotësosh një pyetësor ku të japësh opinionin tënd mbi gjëndjen aktuale të Wikipedias dhe këshilla se si mund të përmirësohet më tej. Sugjerimet tuaja janë të mirëpritura.
(Shënim: Vetëm përdoruesit e regjisturar mund ta plotësojnë formularin. Krijo një llogari...)
![]() 2009 Puntori arrin mbi 42.000 redaktime ![]() 28 nëntor, 2012 Artikulli 100-Vjet Pavarësi u vizitua 37.659 herë brënda një dite. ![]() Wikipedia:Kuvendi është faqja ku wikipedianë mblidhen e diskutojnë me njëri tjetrin. |
![]() 2009 Eagleal bëhet burokrati i 3-të ![]() 2012 Arrin në mbi 100.000 numri i faqeve (jo artikujve) ![]() 2012 Euriditi u zgjodh administratori i 15-të ![]() Në qoftë se Wikipedia në shqip do të botohej në formatin e Enciklopedisë Britanika, do të duheshin më pak se 10 volume, ndërsa për Wikipedinë angleze mbi 1.700 |