Jump to content

Viktor Zhusti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Viktor Zhusti është një aktor shqiptar. Lindi më 8 dhjetor të vitit 1942Athinë - Greqi.

Ka luajtur shumë role gjatë kohës kur lulëzonte veprimtaria në Kinostudio Shqipëria e Re, ishte një nga aktorët më të kërkuar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viktor Zhusti ka lindur më 8 dhjetor 1942 në Athinë, Greqi. I ati ishte me origjinë nga Gjirokastra, ndërsa e ëma greke. Në moshën 3-vjeçare është shpërngulur në Shqipëri, fillimisht në Korçë e më pas në Gjirokastër, ku mori mësimet e para. Pas përfundimit të Liceut Artistik ka studiuar për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, së bashku me Robert Ndrenikën. Për 7 vjet ka punuar në Shtëpinë e Kulturës në Gjirokastër, si regjisor dhe aktor, derisa u kthye në Tiranë për të luajtur në filmat më në zë të kohës.

Galeria e roleve të Viktor Zhustit është e pasur. Ka luajtur partizanin e ashpër, por edhe babain e dhembshur, të riun përpara dilemave, por edhe të dashuruarin, që mundohet të tejkalojë paragjykimet. Disa prej filmave ku ai ka luajtur, mund të përmendim telekomedinë “Shi në Plazh”, ku luan rolin e Alber-it, një nga komeditë më të bukura shqiptare, që i ka rezistuar kohës. Për të vijuar me filmin “Nëntori i dytë”, ku luan rolin e Pandeli Cales, “Taulanti kërkon një motër”, rolin e babait, Pirros. Një tjetër rol babai, tek “Kur xhirohej një film”, për të vazhduar me rolin e Llano Bletës tek “Dhe vjen një ditë”, “Malet me blerim mbuluar”, etj. Roli i doktorit në skenën e teatrit Kombëtar me Te gjithë kanë huqe e kthen atë pas gati 20 vjetesh sërish në vëmendjen e publikut.

Ka punuar edhe si pedagog në Akademinë e Arteve në Tiranë, për një periudhë 20-vjeçare. Përveçse ka luajtur në shfaqje të shumta teatrale, së fundmi është bërë edhe skenarist, duke shkruar dramën "Biznesmeni", e cila u vu në skenën e Teatrit Kombëtar.

Filmografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Role në teatër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Biografia e plote e Viktor Zhustit Arkivuar 10 mars 2013 tek Wayback Machine