Jump to content

Eugjen Merlika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Eugjen Merlika ka lindur në vitin 1944. Ai dhe familja e tij ishte i persekutuar gjatë sistemit komunist në Shqipëri, në Kampin e Tepelenës dhe internim në Lushnje, Vlorë, Burrel

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eugjen Merlika vjen nga një familje intelektualësh. Nëna e tij, Elena Gjika, kishte studiuar letërsi në Universitetin e Napolit Itali, ku ishte diplomuar me nota të shkëlqyera. Babai i tij, Petrit Merlika (i biri i Mustafa Krujës), kishte studiuar inxhinieri elektrike në Universitetin e Grenobles në Francë.

Deri në vitin 1946 babai i tij punonte në ministri si përgjegjës për ndërmarrjet italiane që kishin investuar në Shqipëri dhe shteti shqiptar ishte debitor.[1] Po atë vit ai u arrestua sepse kishte dikskutuar me disa persona për krijimin e një partie opozitare liberale. Ai u dënua me 15 vjet burg, dënim të cilin e përfundoi në vitin 1960, ndërsa në vitin 1947 e dërgojnë për disa kohë në një vend të quajtur Tre Rrugët e Shijakut. Në atë vend mungonin kushtet minimale të jetesës.

Më pas Eugjenin, gjyshen e tij dhe nënën i dërguan në Kampin e Tepelenës, ku dhe pse ende një fëmijë gjashtë vjeçar u dënua në izolim. Nënën e tij e dërguan në Vlorë, ku do të punonte me normë.

Në vitin 1952 Eugjenin e dërgojnë në Korçë tek xhaxhai i babait të tij, ku do të kalojë disa kohë dhe do të kryejë disa klasë shkollë.

Pas vdekjes së Stalinit, Hrushov solli politika më të lehta duke ulur luftën ndaj klasave, gjë e cila ndodhi dhe në Shqipëri. Më 1954 Kampi i Tepelenës u mbyll.

Pas mbylljes së kampit Eugjenin, nënën e tij, gjyshen dhe xhaxhain i dërgojnë në Lushnje.

Jeta në Lushnje ishte krejt ndryshe nga Kampi i Tepelenës. Në Lushnje ata duhej të paraqiteshin në mëngjes dhe në darkë përpara një polici.

Gjithashtu nuk ekzistonin më kazermat ushqimore, ata punonin vetë dhe organizoheshin si të mundeshin me atë që kishin.

Kjo lloj jetese vazhdoi deri në vitin 1991, kur dhe sistemi komunist ra.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]