Universiteti i Korçës "Fan Noli"
![](http://chped.net/https/upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/7/79/Universiteti_i_Kor%C3%A7es.png/220px-Universiteti_i_Kor%C3%A7es.png)
Universiteti i Korçës u krijua në dt. 7 janar 1992, mbi bazën e Institutit të Lartë Bujqësor të Korçës (1971-1992), me tre fakultete: i Bujqësisë, i Mësuesisë dhe i Ekonomikut.
Në vitin 1994 iu dha emri “Fan S. Noli” dhe po këtë vit pranë tij u çel edhe Shkolla e Lartë e Infermierisë. Në vitin akademik 2009 - 2010 u hap në qytetin e Pogradecit Filiali i Universitetit të Korçës në programin e studimit Turizëm. Ne vitin akademik 2011-2012 Fakulteti i Mesuesise u nda ne dy fakultete:
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dhe Humane
- Fakulteti i Edukimit dhe Filologjise
Në Universitetin "Fan S. Noli" të Korçës studiojnë afërsisht 7200 studentë. Në të japin mësim 130 pedagogë efektivë (mbi 70 për qind e të cilëve janë me tituj dhe grada shkencore), si dhe 115 pedagogë të jashtëm.
Studimet në këtë universitet organizohen me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme në tre cikle: cikli i parë "Bachelor" cikli i dytë:"Master Shkencor" dhe "Master Profesional", dhe cikli i trete: "Doktorature" mbështetur në Deklaratën e Bolonjës